Rëndohet sërish bilanci i aksidentit fatal sot në Fier-Vlorë. Identifikohen 4 viķtimat e 3 të plagosur

Dy automjete janë përplasur mes tyre pak sot në mëngjes në rrugën kombëtare që lidh Fierin me Vlorën, te zona e Kripës me pasojë humbjen e katër personave dhe plagosjen e dy të tjerëve, raporton noa.al. Policia tha zyrtarisht se rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota” me targa greke.

Si pasojë e aksidentit, katër persona që udhëtonin me mjetin “Toyota”, dy të rritur dhe dy fëmijë, kanë ndërruar jetë pasi mjeti i tyre doli nga rruga duke u rrokullisur fatalisht jashtë saj.

Në një përditësim më vonë policia saktësoi se si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota”, shtetasit Eduart Gushi 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeçe, A. Gushi 14 vjeçe dhe E. Gushi 9 vjeçe.

Ndërkohë, në spitalin e Vlorës po marrin mjekim 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Audi”, Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.