Rama jep lajmin e madh për Shqipërinë, çfarë do te ndodhë deri në 7 janar

Një tjeter lajm i rendesishem per ate qe pritet te ndodhe ne Shqiperi sa i perket pandemise. Ne stadiumin “Air Albania” do të vendosen të gjitha ekipet që do të bëjnë vaksinimet kundër Covid-19. Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama i cili tha se projekti do të jetë gati në javën e parë të janarit.

“Shumë shpejt do t’ju imunizojmë”, iu drejtua Rama mjekëve e infermierëve teksa ishte i pranishëm në spitalin Infektiv.

“Me ministren kemi filluar të adaptojmë një projekt tek stadiumi “Air Albania” për të vendosur ekipet që do bëjnë vaksinimin. Sepse në mjediset e hapura është më mirë.

Po bëjmë një projekt shumë të bukur dhe do jetë gati në fillim të janarit dhe shumë shpejt do tju imunizojmë juve dhe pastaj hap pas hapi”, tha Rama.