Rama dëbon Ahmetajn, mungon në mbledhjen e deputetëve

Arben Ahmetaj, ish-ministër i Financave, ish-zv/kryeministër tashmë e sheh veten me këmbë jashtë Partisë Socialiste. Pasi e shkarkoi nga funksionet shtetërore, Rama e zhveshi Ahmetajn edhe nga detyrat në parti.

Shtatorin e kaluar Ahmetaj mori një tjetër goditje nga kryeministri.  Në një mbledhje të beftë me strukturat e PS, Rama vendosi largimin e Ahmetajt nga drejtues i qarkut të Vlorës dhe në vend të tij çoi Damian Gjiknurin.

Sakaq, prej një kohe të gjatë ai nuk merr pjesë në mbledhjet e PS. Mbrëmjen e sotme Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi mbledhje, ku në fokus ishin zgjedhjet e 14 majit.

Deputetët u thirrën nga vetë kryesocialisti Edi Rama, i cili u dha dhe porosit për vendoret. Në mbledhje ra në sy mungesa e Arben Ahmetajt.