Qyteti i ri me banorë të moshuar, papunësia dhe mungesa e shpresës ka boshatisur Cërrikun

“Për emigrim kane ikur te gjithë ata.”

Kjo është përgjigja e qytetarë kur pyeten pse në Cërrik nuk ka të rinj. Është kthyer në shembull i shpopullimit të qyteteve të vogla. Mungesa e shpresës i detyron të ikin.

“Nuk ka punë fare 0.”

Cërriku u ngrit rreth 7 dekada më parë si qytet industrial. Kur ndërmarrjet dhe uzinat u mbyllën, qyteti nisi të plaket.

“Po largohen të gjithë. Ku do hanë, ku do jetojnë.”

“Është shumë shqetësuese. Andej (jashtë shtetit) i kemi të gjithë fëmijët, ku do jetojnë këtu. Vetëm ne mosha e tretë kemi ngelur.”

Rreth 90 mijë banorë, kryesisht të rinj janë larguar nga qarku i Elbasanit në dy dekadat e fundit.

ora tv