“Qendra e Integrimit Social” në ndihmë të familjeve në nevojë dhe të moshuarve

“Qendra e  Integrimit Social” me qendër në Elbasan e drejtuar nga znj.Nevjana Millo   ka nisur shpërndarjen e ndihmave me ushqime në ndihmë të familjeve në nevojë dhe të moshuarve në këto ditë të vështira për Shqipërinë. Nga ana e përfaqësuesve të  “Qendrës së   Integrimit Social” familjarëve  të cilëve u dhurohen pako me ushqime  u   flitet  edhe për masat që ata duhet të marrin për të parandaluar përhapjen e koronavirusit që po rrezikon gjithë shoqërinë dhe sidomos moshen e tretë.

Me aq sa kapacitete kemi si  qendër nuk do të lemë asnjë derë pa trokitur për tu ofruar ndihmë familjeve  më në nevojë shprehet znj.Nevjana Millo ,  drejtore  e  “Qendrës së   Integrimit Social”- Elbasan .  Ne si qendër   do të vazhdojmë me përkushtim punën dhe  çdo ditë do  të ofrojmë  ndihma  pa u kursyer  kudo në Shqipëri  deri në  mbarimin e betejës  kundra Koronavirusit  i cili fatkeqësisht   ka prekur deri tani një pjesë të konsiderueshme të vendit tonë .

 “Qendra e  Integrimit Social”, shprehet znj.Millo ,  i është bashkuar   angazhimit dhe  kontributit të jashtëzakonshëm të qeverisë vendore, qeverisë qëndrore  dhe të gjitha shoqatave për ta fituar këtë   betejë të vështirë .

Sipas znj.Millo,  “Qendra e  Integrimit Social”    është  mobilizuar maksimalisht  si kurrë herë tjetër  në këtë  operacion humanitar  dhe pavarësisht mundësive modeste  do të vazhdojë me përkushtim  çdo ditë  mbledhjen dhe shpërndarjen e ndihmave  me ushqime në ndihmë të familjeve në nevojë dhe të moshuarve. “Qendra e  Integrimit Social” me qendër në Elbasan është duke bashkëpunuar me biznese të ndryshme  të cilët  nuk janë kursyer së kontribuari me ndihma ushqimore për familjet në nevojë dhe  të moshuarit.

Gjatë javës së ardhëshme nga ana e   “Qendrës së   Integrimit Social”  do të mundësohen pako me ushqime  për dhjetra familje më në  nevojë të komunitetit rom dhe egjyptian .Ndërkohë  që ndihma të tilla do të shpërndahen edhe  në disa lagje të varfëra  ku po punohet aktualisht për evidentimin e tyre nga ana e grupeve të vullnetarëve. Kjo Qendër sipas  drejtores Nevjana Millo  i ka kushtuar  rëndësi   dërgimit të pakove me ushqime edhe të familjet me  personat me aftësi  ndryshe .

Ndërkohë  znj.Millo shpreh mirënjohjen e jashtëzakonshme për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë  “Qendrës së   Integrimit Social” super market e njohura në qytetet e ndryshme  të vendit tonë të cilët  kanë preferuar të mbetet anonimë në  për kontributin e dhënë prej tyre me pako me ushqime  në ndihmë të familjeve në nevojë, personave me aftësi ndryshe  dhe të moshuarve.Ju lutemi bëni durim.Edhe ne me aq sa mundemi do ju gjendemi pranë .#Qëndroni në shtëpi# ! ,# Do ja dalim# !