Pse të gjithë po kërkojnë të njëjtën vaksinë? Albana Fico bën deklaratën e fortë për nënën.

Bindja e përgjithshme e njerëzve që vaksina Pfizer është më e mirë se të tjerat është thjesht dhe vetëm “qasje populiste”, sipas drejtoreshës së ISHP-së, Albana Fico. Në një deklaratë të fundit për mediat, kreu i ISHP-së tregoi se as për vete dhe as për nënën e saj nuk ka zgjedhur vaksinën Pfizer anti-Covid.

“Për veten dhe për nënën time të shtrenjtë, që është në moshë, nuk kam zgjedhur Pfizer. Kemi bërë një vaksinë tjetër. Pfizer është më e këshillueshme për njerëzit me sëmundje të caktuara bashkëshoqërues, por është mjeku i familjes ai që e vendos. Është lehtësisht e vërtetueshme që ne nuk kemi bërë dozën e Pfizer. Të gjitha vaksinat që aplikohen në Shqipëri janë efektive. Pastaj që ka njerëz të caktuar që nuk krijojnë antitrupa, edhe kjo është e vërtetë. Siç ndodh edhe me vaksinat e viruseve të tjera”,- tha Fico.