PS kërkon të çojë në një tjetër nivel drejtimin e Gramshit, zgjedh Besjan Ajazin si kandidat për Kryetar Bashkie.

Besjan Ajazi është zgjedhja e zgjuar e socialistëve për të drejtuar Bashkinë e Gramshit në katër vitet e ardhme.  Bashkë me Benet Becin, ai ishte një nga dy të zgjedhurit e kryeministrit Edi Rama për të sakrifikuar mandatin e deputetit që të vihet në krye të punëve të bashkisë së Gramshit.

Me Ajazin në krye të kësaj bashkie, duket se PS kërkon të çojë në një tjetër nivel drejtimin e punëve të qytetit.

Kjo për shkak se ai është një person jo vetëm me eksperiencë legjislative në mandatin e tij si deputet, por edhe për shkak të lidhjeve të shumta që do ta ndihmojnë Gramshin në thithjen e investimeve për katër vitet e ardhshme.

Ai është zotuar që të qëndrojë në punë pa pushim për t’i qëndruar në kokë çdo problemi dhe shqetësimi që kanë qytetarët e kësaj bashkie.

Përkushtimi i tij në mandatin si deputet, u përkthye në besimin e pakushtëzuar të kreut të qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknuri dhe kryeministrit Edi Rama që nuk kishte asnjë mëdyshje për kandidimin e tij në datë 14 Maj.