Provojeni sfidën e Andit dhe Julkës me familjen, sherrin e keni të garantuar!

Julka dhe Andi kanë një problem shumë të madh. Dhe po, tashmë u kthye edhe në problemin tonë. E mbani mend kur argëtoheshim pafund me fjalëkryqet? Kjo e Julkës dhe Andit është një formë e përafërt ‘loje’ që (përgatituni!) do të shkaktoj jo pak debat në familje kur të pyesni. A është peshku mish? Po jo, po jo…

Julka është e mendimit se peshku është mish. I bardhë madje. Andi, duke u nisur nga eksperiencat në restorante, kundërshton jo pak në këtë pikë. “Kur shkojmë në lokal në fakt, ata të pyesin ‘do mish apo mish peshku?’”, dëgjohet të thotë Andi duke qeshur në videon e publikuar nga Julka.

Kjo e fundit ka hapur një sondazh në Instagram, ku me pak diferencë në rezultat, Andi del triumfues. Pra, që peshku nuk është mish. Por, Julka ka ende shpresë që rezultati do përmbyset së shpejti. Pa pyetini njëherë të afërmit: a është peshku mish? Deri atëherë, ne nuk japim asnjë përgjigje – po ju presim me komentet tuaja!