Përmbledhje mbi gjykimet e përfunduara në periudhën janar-prill 2022
Në muajin Janar 2022 :
Kanë përfunduar gjykimin në gjykatë – 48 cështje penale me 52 të pandehur.
Nga prokurorët është kërkuar deklarimi fajtor për 52 të pandehur.
Nga Gjykata janë deklaruar fajtor 51 të pandehur dhe i pafajshëm 1 i pandehur.
Pafajsia është dhënë ndaj të pandehurit B.Rr i akuzuar për veprat penale të “Heqjes së paligjshme të lirirsë” dhe “Përndjekjes”.
Në muajin Shkurt 2022 :
Kanë përfunduar gjykimin në gjykatë – 73 cështje penale me 80 të pandehur.
Nga prokurorët është kërkuar deklarimi fajtor për 80 të pandehur.
Nga Gjykata janë deklaruar fajtor 78 të pandehur dhe të pafajshëm 2 të pandehur.
Pafajsia është dhënë ndaj të pandehurve F.N dhe O.N të akuzuar për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
Në muajin Mars 2022 :
Kanë përfunduar gjykimin në gjykatë – 71 cështje penale me 80 të pandehur.
Nga prokurorët është kërkuar deklarimi fajtor për 74 të pandehur.
Nga prokurorët është kërkuar pushimi i gjykimit të cështjes për 4 të pandehur. Për 3 të pandehur është kërkuar pushimi i gjykimit për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje” për shkak se të dëmtuarit kanë tërhequr ankimin ndaj veprës penale. Për 1 të pandehur është kërkuar pushimi i gjykimit për veprën penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete”.
Nga Gjykata janë deklaruar fajtor 74 të pandehur. Për 5 të pandehur gjykata ka vendosur pushim gjykim cështje dhe për 1 të pandehur ka vendosur pafajësi.
Pafajsia është dhënë ndaj të pandehurit E.H të akuzuar për veprën penale “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete”.
Pushimi i gjykimit të cështjes është dhënë nga gjykata për të pandehurit Sh.Xh, H.Xh dhe M.C për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”.
Pushimi i gjykimit të cështjes është dhënë nga gjykata për të pandehurit A.K dhe N.Th për veprën penale “Mjekimit të pakujdesshëm”. Për këta të pandehur pushimi i gjykimit është dhënë nga gjykata që në seancë paraprake.
Në muajin Prill 2022 :
Kanë përfunduar gjykimin në gjykatë – 68 cështje penale me 77 të pandehur.
Nga prokurorët është kërkuar deklarimi fajtor për 76 të pandehur. Për 1 të pandehur prokurori ka kërkuar pushim gjykimi për shkak se ka ndërruar jetë.
Nga Gjykata janë deklaruar fajtor 73 të pandehur. Për 1 të pandehur gjykata ka dhënë pafajësi, për 1 të pandehur ka vendosur pushimin e gjykimit, për 1 të pandehur ka refuzuar miratimin e urdhërit penal dhe ka kthyer aktet në prokurori dhe për 1 të pandehur ka refuzuar miratimin e marëveshjes së fajësisë dhe ka kthyer aktet në prokurori.
Pafajsia është dhënë ndaj të pandehurit D.T të akuzuar për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
Pushimi i gjykimit është vendosur ndaj të pandehurit Q.B të akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”.
Miratimi i urdhërit penal është refuzuar ndaj të pandehurit A.D të akuzuar për veprën penale “Vetgjyqësi”.
Miratimi i marëveshjes së fajësisë është refuzuar ndaj të pandehurit A.D të akuzuar për veprën penale të “Dhunës në familje”.
Në periudhën janar – prill 2022 :
Kanë përfunduar gjykimin – 260 cështje penale
Në tërësi të pandehur – 289 të pandehur
Nga prokurorët janë kërkuar të deklarohen – për 280 të pandehur fajtor, për 5 të pandehur pushim gjykimi i cështjes.
Nga gjykata është vendosur – 276 të pandehur janë deklaruar fajtor, 5 të pandehur të pafajshëm, për 6 të pandehur pushim gjykimi dhe për 2 të pandehur është refuzuar urdhëri penal/marëveshja e fajësisë.