Tre profesorë në Universitetin britanik të mjekësisë Sauthempton këtë javë kanë zbuluar një mjekim të suksesshëm për pacientët e prekur nga koronavirusi. Zbulim që i ka bërë milionerë brenda një jave. Rreth dy dekada më parë profesorët Ratko Djukanovic, Stephen Holgate and Donna Davies zbuluan se njerëzit që vụanin nga astma apo me sëmundje konike mushkërish, kishin mungesë të një proteine të njohur si interferon beta, e cila ndihmon në mjekimin e të ftohurës së thjeshtë.
Ata zbuluan se mbrojtja e pacientëve kundër infeksionit viral, do të ishte e suksesshme nëse do të zëvendësohej proteina e munguar. Akademikët krijuan kompaninë, Synairgen, për t’i transformuar zbulimet e tyre në mjekime. Mjekim që doli në treg në vitin 2004 por pas dështimit të një marrëveshjeje me AstraZeneca për trajtimin e infeksioneve virale në pacientët me astmë, fitimet thuajse u shuan.
Në një kohë pandemie të Covid 19, kërkohet çdo mjekim që do të ndihmonte në vështirësitë në frymëmarrje, madje kërkesat janë të pafundme. Kreu ekzekutiv i Synairgen, Ricard Marsden, u shpreh se kompania aktualisht po eksperimenton përdorimin e “interferon beta” për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga bronkiti kronik. Por në momentin e shpërthimit të pandemisë ata kuptuan se mund të kishin një rol të rëndësishëm në mbrojtjen kundër virusit.
Kështu që testimet e këtij mjekimi nisën që në muajin shkurt dhe mars në momentin që njerëzit nisën të mbushnin spitalet. Sipas tyre është pjesë e strategjisë së koronavirusit që të ndërhyjë tek sistemi imunitar dhe të shtypë “interferon beta”, dhe nëse kjo proteinë do të mund të rivendosej, efektet do të ishin dramatike.
Rezultatet e testimit të parë, të publikuara këtë javë treguan se pacientët me koronavirus në spital, të cilëve iu është dhënë mjekimi i profesorëve me interferon beta, kishin tre herë më shumë shanse për shërim të shpejtë. Nga studimi i 101 pacientëve rezultoi se 79 për qind të tyre kishin më pak mundësi të zhvillonin versionin e rëndë të sëmundjes dhe frymëmarrja e tyre u përmirësua ndjeshëm.
Sapo u publikuan rezultatet e testimit të mjekimit, mëngjesin e 21 korrikut, kërkesat për këtë mjekim deri në drekë u rritën me 540%. Djukanovic, 65 vjec, një profesor mjekësie, pa aksionet e tij në kompani të rriteshin nga një ditë në tjetrën nga 300 mijë sterlina në 1.6 milion. Holgate 73 vjeç kishte një fitim deri në 1.7 milion sterlina dhe po aq dhe Davies 67 vjeçare, shkruan abcnews.
Këtë vit shitjet e kompanisë Synairgen u rritën më shumë se 3 mijë për qind. Të tre shprehen shumë të lumtur për këtë arritje, por përveç anës financiare ata synojnë që sa më shumë njerëz të kenë mundësi të përdorin këtë mjekim. Synairgen, po shpërndan zbulimet me rregullatorët mjekësorë në të gjithë botën në mënyrë që mjekimi të jetë në treg.
Për një gjë të tillë zakonisht duhen muaj por qeveria britanike premtoi se do të përshpejtonte procesit për të miratuar sa më parë një mjekim të suksesshëm kundër koronavirusit, shkruan abcnews. Një nga objektivat është që mjekimi të shpërndahet dhe në shtëpitë e pacientëve në mënyrë që ata të mos e kenë të domosdoshme t;u drejtohen spitaleve. Me miliona doza pritet të jenë gati këtë dimër përballë një vale të dytë të mundshme të Covid 19. Të parët që do të përfitojnë është personeli shëndetësor dhe njerëzit më të ŕrezikuar nga infektimi.