Procedohet penalisht 50 vjeçari në Cerrik. Kanosi një 30 vjeçare

Një 50-vjeçar është proceduar penalisht ditën e sotme nga Komisariati i policisë në Cerrik pasi pas një konflikti për motive të dobta ka kanosur me fjalë një vajzë 30 vjeçare.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik proceduan penalisht për veprën penale “Kanosja”, shtetasin F. Sh., 50 vjeç, banuese në fshatin Shalës, Cërrik, pasi ka kanosur me fjalë shtetasen E. S., 30 vjeçe, banues në fshatin Topojan, bashkia Cërrik.