Porositi dy hamburger, patate dhe cola-cola, klienti u lë kamarierëve 16.000$ bakshish

Kamarierët e një restoranti në New Hampshire nuk mund ti besonin syve kur panë bakshishin që një klient i zakonshëm u la atyre. Pasditen e së shtunës klienti hyri në restorant, u ul në ambientet e jashtme të dhe porositi ushqim. Dy hot dog, disa patate të skuqura, një Coca-Cola, një birrë dhe më vonë një tekilla. Ai pagoi faturën e tij prej 37 dollarësh dhe u largua – por jo para se të linte një bakshish prej 16,000 dollarësh.

 “Mos i shpenzo të gjitha në një vend”, i kishte thënë me shaka konsumatori, njërit prej punëtorëve aty, sipas Mike Zarella, pronarit të Stumble Inn Bar & Grill në Londonderry.

Kamarierja nuk e vuri re bakshishin derisa klienti, i cili kërkoi të mbetet anonim, i dha asaj dy të dhëna të tjera për t’i hedhur një sy. “Kur ajo e pa, nuk mund ta besonte. Ajo thoshte : Oh  Zot , është diçka e çmendur”, tha Zarella për CNN duke shtuar se më vonë vajzat shkuan tek ai dhe e falënderuan.

Bakshishi u ishte dhënë në 12 qershor, por Zarella nuk bëri publike ngjarjen deri më 21 qershor, sepse donte të vërtetonte nëse paratë do të kalonin në llogari.

Pasi e bëri, ai ndau aktin e mirë në Facebook.

Rreth një javë pasi klienti u largua nga dita e “bakshishit të madh”, ai filloi të kthehej rregullisht dhe Zarella pati rastin të fliste me të.

Tetë kamarierët që punonin në turn mund ta mbanin bakshishin për vete por vendosën ta ndanin atë me katër anëtarët e stafit në kuzhinë. Sipas pronarit të restorantit disa prej kamariereve të cilat janë nëna beqare, thanë se do të përdornin paratë për pushime verore të cilat nuk mund t’i përballonin ndryshe.