Foto Arkiva

Policia e Elbasanit jep detaje nga aksidenti: Makina u shkatërrua plotësisht, shpëtuan për mrekulli…

Policia e Elbasanit jep njoftimin zyrtar për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Bradashesh ku u përplas një minibus me një mjet tip “Volkswagen”. Sipas policisë ka 5 të plagosur në minibus dhe 2 në mjetin e vogël. Po ashtu sqarohet se po hetohet për shkaqet e aksidentit. Policia sqaron se u bë e mundur edhe zhbllokimi i trafikut në rrugë.

Elbasan/ Informacion paraprak:

Në aksin rrugor Elbasan- Bradashesh, automjet tip “Volkswagen”, është përplasur me një minibuz pasagjerësh.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur 5 persona pasagjerë të minibuzit të cilët janë transportuar në spital të Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesja e mjetit të “Volkswagen” shtetasja F.B., dhe pasagjeri shtetasi K.D., ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Shërbimet e Policisë morën masa të menjëhershme duke siguruar rrugëkalimin e autoambulancave që transportuan në kohë të shpejtë të plagosurit si dhe bënë të mundur zhbllokimin e trafikut në të dyja kahët e lëvizjes.