Po rrezikoni shëndetin, mjekët paralajmërojnë pse nuk duhet ta rregulloni shtratin sapo ngriheni

Ndonëse që në moshë të vogël jemi mësuar të rregullojmë shtratin sapo zgjohemi, mjekët pohojnë se ky është një gabim i madh. Kjo është veçanërisht e vërtetë gjatë verës kur djersitemi shumë më tepër. Ekspertët thonë se gjatë natës grumbullohet lagështi dhe djersë.

Në fakt, një i rritur mesatar humbet 285 ml lëngje çdo natë. Prandaj, gjatë muajve të ngrohtë kur temperatura është më e lartë, është e nevojshme që përpara se të rregulloni shtratin, ta lini dyshekun tuaj që të “marrë frymë”. Kjo do të avullojë lagështinë që është grumbulluar në dyshek gjatë natës.

Dr. Karan Raj këshillon që të mos e rregulloni shtratin sapo të ngriheni. “Nëse e rregulloni shtratin në mëngjes, do të kapni marimangat që janë grumbulluar atje gjatë natës. Këta dëmtues mikroskopikë ushqehen me lëkurën e njeriut dhe vendet me lagështi janë më të përshtatshmet për prodhimin e tyre.”, tha ai.

Përveç kësaj, marimangat në shtrat do të lënë pas sekrecione që mund të shkaktojnë alergji dhe astmë. Pra, rregullimi i shtratit menjëherë ruan të gjithë lagështinë dhe siguron një “shtëpi’ për bakteret. Lëreni krevatin pa e rregulluar për pak kohë. Kështu ekpozohen marimangat në ajër dhe rrezet e diellit, i dehidratojnë dhe shkaktojnë dëmtimin e tyre. /abcnews.al