Po luante me gránatën, 6-vjeçari në Gramsh humb jetën si pasojë e shpërthimit, plagoset 5-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Siman të Gramshit. Dy fëmijë të moshave 5 dhe 6 vjeç janë plagosur teksa po luanin me një gránatë të vjetër në banesën e shtetasit R.Ll. Ata u dërguan menjëherë në spital, por 6-vjeçari me iniciale A.Ll., ka humbur jetën rrugës. Ndërkohë shoku i tij A.L. ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

NJOFTIMI I POLICISË

Gramsh/ Informacion paraprak

Në fshatin Siman, Gramsh, dy fëmijë, A.Ll., rreth 6 vjeç dhe A.L., rreth 5 vjeç , në oborrin e banesës së shtetasit R.LL, duke luajtur me një gránatë të vjetër, ka shpërthyer dhe si pasojë janë plagosur të dy fëmijët e mitur. Fëmija A.Ll., ka ndërruar jetë rrugës për në Spital, ndërsa shtetasi A.L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(/dosja.al)