Pipero na jep një lajm të mirë: Ja ç’do të ndodhë me valën e dytë në vjeshtë!

Përtej gjithë këtyre këtyre lajmeve negative të kohëve të fundit, mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero, na jep një lajm lajme të mirë. Në një intervistë për emisionin “Në fokus” në TvT, Pipero është shprehur se nuk beson që të ketë një valë të dytë të Covid-19 në muajt e vjeshtës.

“Është e pamundur të bësh parashikime. Por unë nuk e besoj një valë të dytë. Ky lloj virusi nuk respekton të gjitha ligjet e një virusi respirator. Nëse do të kishim një valë të dytë, atëherë do të duhej të mos kishim fare transmetim tani që temperaturat janë të larta. Edhe pse kolegët thonë se transmetimi ka rënë, por është shtuar ekspozimi. Duke mos respektuar këto ligjësi, nuk besoj në një valë të dytë”, tha ndër të tjera mjeku Pipero.

Ndërkohë që, referuar gjendjes aktuale, Pipero u shpreh se Covid-19 do të jetë në qarkullim edhe për disa kohë në vendin tonë, herë me ulje, herë me ngritje.