Përplasen makinat në aksin Elbasan-Peqin, ka të plagosur

Dy automjete janë përplasur paraditen e së enjtes në Pajovë të Elbasanit. Për pasojë mësohet se të lënduar lehtë kanë mbetur dy persona.

Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes mund të shihet se një nga automjetet e përfshira në aksident është kthyer përmbys ndërsa të pranishëm janë edhe një numër i madh qytetarësh.

Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende. /abcnews.al/