Për herë të parë në xhepat e shqiptarëve, kartmonedha e re 10.000 prezantohet brenda dy ditëve. Ja si duket (FOTO)

Në Shqipëri ka nisur hedhja në treg e kartmonedhës 10.000 lekëse e cila do të mbajë portretin e Asdrenit. Banka e Shqipërisë ka njoftuar se në orën 11:00 më 15 qershor do të bëhet prezantimi i dy prerjeve të kartomonedhave përkatësisht 1000 Lekë dhe 10,000 Lekë. Risi në këtë prezantim do të jetë prerja e kartmonedhës 10,000, pasi më parë në Shqipëri nuk ka pasur monedhë të tillë.

“Ditën e martë, datë 15 qershor 2021, ora 11:00, në ambientet e Bankës së Shqipërisë do të organizohet prezantimi i dy prerjeve të radhës së serisë së re të kartëmonedhës shqiptare, përkatësisht 1000 Lekë dhe 10000 Lekë”,-njofton Banka e Shqipërisë.

Ndërkohë që gjatë vitit 2021 pritet të hidhet në përdorim edhe prerja e re e kartmonedhës 2000, ndërkohë që në vitin 2022 do të dalë në treg prerja e kartmonedhës 500. Në vitin 2019 dolën në treg prerjet e reja e kartmonedhave 200 dhe 5000 lekë.