Për herë të parë në vend, një 71-vjeçare del nga intubimi.

Një grua 71-vjeçare që rezultoi me Covid-19, pas dy javësh ka dalë nga intubimi. 71-vjeçarja është mbajtur dy javë me frymëmarrje të drejtuar në spitalin. ‘Covid 2’. Para 24 orësh 71-vjeçares i është hequr aparatura, ruan parametra të stabilizuara. 71-vjeçarja është pacientja e parë me Covid-19 që del nga intubimi në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 8 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 475. Nga këto, 6 raste janë në Tiranë, 1 në Shkodër dhe 1 në Kukës. Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Shkodra, Fieri dhe Durrësi.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 46 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet për herë të parë në Kukës dhe zgjerohet në Tiranë dhe Shkodër.