Për Aleksandron e vogël/ Bashkia e Cërrikut iniciativë për të ndihmuar të miturin. Merrni pjesë në koncertin humanitar

Bashkia e Cërrikut ka marrë një iniciativë humane për Aleksandron e vogël, i cili është vetëm 12 vjeç dhe po lufton çdo ditë tashmë të mposht një sëmundje që ka rënduar shëndetin e tij.

Njoftimi i plotë:

Bashkë për Aleksandron ♥️

Ndaj me ju iniciativën më humane dhe të veçantë që Bashkia Cërrik ka ndërrmarë në emër të jetës, në emër të #Aleksandros . Në datë 26 Janar në kinemanë e qytetit organizojmë një koncert bamirësie, ku shitja e biletave do të shkojë si kontribut për kurimin e Aleksandros.

#Aleksandro është vetëm 12 vjeç dhe po lufton çdo ditë tashmë të mposht një sëmundje që ka rënduar shëndetin e tij.

Por Aleksandro këtë herë nuk është vetëm, jemi bashkë si një familje e madhe dhe në familje as kush nuk lihet vetëm apo braktiset…

Faleminderit kujtdo nga zemra; këngëtarë, aktorë, Dj, moderator, kompani ndriçimi, biznese, punonjësit e administratës së bashkisë Cërrik, të cilat na janë bashkuar në këtë mision fisnik?

Shihemi në 26 Janar në kinemanë e qyteti për Aleksandron♥️

Nje koment

  1. Pingback: 2somebody