Pëllumb Pipero: ‘Fundi i epidemisë ka filluar, çfarë duhet të kemi parasysh tani!”

Pavarësisht se sot numri i të infektuarëve gjatë 24 orëve të fundit ishte(më i lartë se në ditët që lamë pas, mjeku Pëllumb Pipero thotë se fundi i epidemisë në vendin tonë ka nisur! Tani e rëndëishme sipas tij është që qytetarët të bëjnë durim dhe të bashkëpunojnë gjer në fund duke zbatuar masat e marra.

“Fundi i kësaj epidemie ka filluar, në këtë pikë është e domosdoshme njohja dhe monitorimi i situatës, që qytetatarët të respektojnë vendimet e qeverisë.” Pipero iu kujtoi qytetarëve se e vetmja mënyrë për të shmangur rastet është izolimi.

“Ju them të gjithëve sa kohë nuk kemi mjekim të çertifikuar dhe një vaksinë, e vetmja mundësi për të shmangur rastet, për të ulur kurbën për të mos përmbytur kapacitetet shëndetësore është respektimi i masave të qeverisë. Është esenciale të durojmë edhe pak.”- vazhdoi ai. Përsa i përket pyetjes që bëjmë të gjithë, “se kur do të mbarojë kjo situatë”, epidemiologu tha se gjysma e majit do të na gjejë shumë më të çliruar se gjysma e prillit. Burimi: News 24