Parlamenti Evropian merr vendimin, votohet liberalizimi i vizave për Kosovën

Parlamenti Europian këtë të martë ka miratuar dosjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kryetarja e PE-së, Roberta Metsola, njoftoi se s’ka pas kundërshtime.

“Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit dhe asnjë amendament. Prandaj, qëndrimi i Këshillit është miratuar dhe akti i propozuar është miratuar”, tha Metsola.