Mesa duket situata po shkon drejt përmirësimit në vend nga pandemia. Skënder Brataj, gjatë një interviste televizive në ABCNeës ka dhënë një lajm mjaft të mirë. Ai ka thënë pranvera e 2022 mund të jetë fundi i kësaj pandemie.
“Mendoj që vera do të jetë e qetë për arsye të treguesve që kemi. Ne patëm një lockdoën të menjëhershëm në mars, ndërsa në qershor në mendoj që virusi ishte i dobët dhe ka infektuar shumë njerëz që e kanë kaluar shumë lehtë. Po ashtu unë mendoj që Shqipëria dhe shqiptarët mund të kenë kaluar Sars-Cov-1. Nuk mund të flasim saktësisht, por gjithashtu mendoj që kjo verë do të jetë e qetë, do të kemi një dimër bashkëjetues me virusin, dhe besoj që pranvera e vitit tjetër mund të sjellë fundin e saj. Siç e shohim të paktën 400, 000 mijë qytetarë janë vaksinuar dhe mund të themi që jemi në një situatë të mirë të imunizimit”- është shprehur Brataj.