Nuk mbajti nervat, rrëmben automatikun dhe ia zbraz fëmijës 6 –vjeç, e pëson keq autori

Pas ngjarjes së rëndë në 2019 në Krastë të Bulqizës, Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me 25 vite burg Jetmir Koxheri për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë.

Ai ka plagosur rëndë një fëmijë 6-vjeçar të cilit i ka shkaktuar dëmtim në fytyrë. Gjithçka ka ndodhur pas sherrit të Koxherit me babain e fëmijës.

Koxheri ka shkuar me automatik në banesën e babait të djalit të plagosur duke qëlluar me automatik, ku aksidentalisht ka plagosur vogëlushin 6-vjeçar me iniciale R.Rr., i cili mori tre plumba në fytyrë.