“Nuk jam mire…”. Vdêkja misterioze e 29-vjeçares, Kunata rrëqeth: Mjeku e bëri me shenjë gjasme, çojeni në spital…

Një 29-vjeçare humbi jetën në Durrës 5 ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj të dytë. Sot emisioni ‘Shqipëria Live”, ka trajtuar rastin e 29-vjeçares. Familjarët e saj akuzojnë mjeken që është marrë me Arditën, pasi sipas tyre, ka bërë mjekim të pakujdesshëm dhe nuk ka injektuar hollues gjaku para lindje. Kunata e Arditës shprehet se ajo ka pasur shumë dëshirë që të lindte vetë fëmijën e dytë, që të shkonte sa më shpejt në shtëpi, te vajza.

“Nuk kam qenë ditën e operacionit. Por kur shkova e gjeta të fryrë nga këmbët, pasi nuk kishte ecur. Kishte shumë dëshirë ta bënte vetë lindjen e dytë vetë, se donte të shkonte te goca. Doktoresha i ka thënë se nuk e bën dot vetë”, tregon ajo.

Sipas saj, dy ditë pas lindjes doktoresha ka shkuar dhe i ka thënë se do dalë, pasi çdo gjë ishte mirë.

“Atë ditë ishte mirë. Na thanë që të shkonim të bënim një vizitë djalit te pediatria. Kur po shkonim Ardita nuk u ndie mirë dhe e mora unë bebin. Kur pediatria e pa të voglin tha se ishte i zbehtë. Ajo tha se kush ka thënë se duhet të dalin sot. Unë i thashë doktoresha Migena Prifti. E pastaj ajo na la një kontroll për datën 9 korrik”, vijon rrëfimin kunata e 29-vjeçares së ndjerë.

Ajo tregon se pasi shkuan në shtëpi, në një moment Ardita çohet për të pirë ujë dhe bie në tokë.

“Rrëshqet Ardita, shkoj me vrap duke bërtitur dhe e kapa. Rrëshqiti dhe më tha nuk jam mirë. Në të 100 e sekondës i ka ndryshuar ngjyra e fytyrës, ka ngelë pa ngjyrë. Astriti merr në telefon doktoreshën dhe thotë nuk ka gjë. Pyeti a merr frymë,. Kur i thamë se merr frymë, ajo tha i ka rënë të fikët. Erdhi ambulanca, u shokuan kur e panë. I kanë vënë dy serume. Nuk merrte me frymë. Kur Astriti e thërriste merr frymë, ajo merrte frymë. Kur ishim në ambulancë, doktori tha “çojeni, çojeni në spital”, e ja bën me dorë se gjasmë ka ikur”, përfundon kunata e nënës së dy fëmijëve.