Nuk fitoi dot 100 mijë euroshin në BBViP, Donald Veshaj merr vendimin e papritur

Aktori i humorit Donald Veshaj duket se është mjaft i zhgënjyer nga fakti që nuk arriti dot të fitonte çmimin e madh të ‘Big Brother VIP’. Shihet se menjëherë pas daljes nga shtëpia, Donaldi e ka bërë llogarinë e tij në Instagram private teksa ka dhënë një mesazh për të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale.

Ajo që bie në sy është fakti që videoja nuk është publikuar në faqen e vetë aktorit, por në faqen e mikut të tij, muzikantit Tiri Gjoci. Kujtojmë se më parë të gjithë postimet mund të shikoheshin nga të gjithë. Madje po përflitet se Romeo dhe Donaldi kanë hequr dorë edhe nga emisioni i tyre në ‘Top Channel’.

Një ndër personat që reagoi më fortë pas daljes së Donaldit nga shtëpia e “Big Brother VIP” si humbës, ishte këngëtari Elgit Doda.

Teksa më herët këngëtari ka bërë një status ku ka mbajtur hapur qëndrimin e tij dhe ka shprehur pakënaqësit lidhur me çmimin e madh që e mori Iliri, pas saj ai ka postuar edhe foton e parë me ish-banorin e BBV Donaldin.

Duket se dyshja nuk është vetëm në tavolinën ku po konsumojnë kafen, teksa i shoqëron gjithashtu edhe Mozzik dhe Romeo Veshaj.