Familja e Bruce Willis ka njoftuar se aktori do të tërhiqet nga profesioni pasi u diagnostikua me aphasia, një çrregullim i shkaktuar nga dëmtimi i trurit që ndikon në aftësinë e një personi për të folur dhe për të shkruar. Anëtarët e familjes së Willis postuan një deklaratë të përbashkët në mediat sociale për të ndarë lajmin.
“Për mbështetësit e mrekullueshëm të Bruce, si familje ne donim të ndanim lajmin se Bruce ynë i dashur ka përjetuar disa probleme shëndetësore dhe së fundmi është diagnostikuar me aphasia, e cila po ndikon në aftësitë e tij njohëse”, thuhet në deklaratë. “Si rezultat i kësaj, Bruce do të heq dorë nga karriera.”
“Kjo është një kohë vërtet sfiduese për familjen tonë dhe ne jemi shumë mirënjohës për dashurinë, dhembshurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme”, vazhdon deklarata. “Ne po e kalojmë këtë si një familje e bashkuar dhe kemi dashur ta ndajmë këtë gjë edhe me fansat e tij sepse e keni një rëndësi shumë të madhe për të. Siç thotë Bruce gjithmonë, “Jeto ashtu siç je” dhe së bashku ne planifikojmë ta bëjmë këtë.”