“Unë isha nga ata që besonte se Covid-19 nuk ekziston, derisa u sëmura dhe vetë”. Kështu shkruante Dmitriy Stuzhuk nga Ukraina pak ditë më parë. Një model i njohur në Instagram, ka humbur jetën në moshën 33-vjeçare, pasi u infektua me Covid gjatë një udhëtimi në Turqi.
Dmitriy ishte shumë i njohur në Instagram për mbajtjen e trupit në formë dhe stilin e shëndetshëm të jetesës. Pas infektimit me Covid, babai i 3 fëmijëve shkruante në një postim:
“Dua të ndaj me ju mënyrën sesi u sëmura… Unë isha nga ata që besonte se Covid nuk ekziston, derisa u sëmura dhe vetë. COVID-19 nuk është një sëmundje e shkurtër! Dhe është e rëndë”. Dmitriy tha se ishte zgjuar në Turqi me qafë të enjtur dhe vështirësi në frymëmarrje.
Kur u kthye në Ukrainë u diagnostikua me Covid-19 dhe u shtrua në spital. Bashkëshortja e tij, Sofia Stuzhuk, njoftoi vďekjen e Dmitriy, duke thënë se koronavirusi i kishte shkaktuar komplikacione në zemër.