Njihuni me 10 artistët shqiptarë më të ndjekur në rrjete sociale. Ja kush e kryeson listën

‘Express Rozë’ ka nxjerr nga rrjeti social Instagram, 10-të artistët më të ndjekur shqiptarë. Në këtë listë kryeson këngëtarja, Enca Haxhia, me mbi 2.3 milionë ndjekës. Këngëtarja Enca Haxhia, është mjaft aktive në rrjete sociale, duke publikuar vazhdimisht fotografi nga përditshmëria e saj. Madje, ajo shpeshherë provokon përmes tyre, e në rrjetin social Instagram, Enca numëron mbi 2.3 milionë ndjekës dhe kështu është artistja më e ndjekura në këtë rrjet social.

Pas Encës, këngëtarja Dhurata Dora është artistja e dytë më e ndjekur, e që vazhdimisht publikon fotografi e video nga pushimet dhe aktivitetet ditore që bën. Ajo numëron mbi 2.2 milionë ndjekës.

Këngëtarja Luana Vjollca, njëherësh edhe moderatore është artistja e tretë më e ndjekur në këtë rrjet social, e që vazhdimisht publikon fotografi duke i mbajtur aktiv ndjekësit. Luana ka mbi 2 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram.

Kësaj liste të artistëve më të ndjekur, i bashkohet edhe këngëtarja Kida, e cila kohëve të fundit është mjaft aktive në projekte muzikore dhe në rrjete sociale. Së fundmi, ajo është duke i shijuar pushimet dhe vazhdimisht publikon fotografi, që i mbajnë ndjekësit aktiv. Kida numëron mbi 1.8 milionë ndjekës në Instagram.

Në listën e 10-të artistëve më të ndjekur, është edhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj, e cila poston fotografi e video nga jeta e saj e përditshme. Artistja numëron mbi 1.7 milionë ndjekës në këtë rrjet social.

Nga artistët shqiptar më i ndjekuri në rrjetin social Instagram, është reperi Noizy, i cili numëron mbi 1.7 milionë ndjekës dhe po ashtu është shumë, aktiv si në publikimin e këngëve dhe fotografive e video të përditshme.

Pas Noizy-t, reperi kosovar Ledri Vula, është artisti i shtatë më i ndjekur në rrjetin social “Instagram”, i cili numëron mbi 1.6 milionë ndjekës

Këngëtarja Doruntina Shala, e njohur si ‘Tayna’, pas tri vitesh në skenën muzikore ka arritur që për këtë kohë të jetë shumë e ndjekur në rrjetin social Instagram e që së bashku me Dafina Zeqirin numërojnë mbi 1 milionë e 600 mijë ndjekës.

Listën e 10-të artistëve më të ndjekur në rrjetin social Instagram, e mbyll këngëtarja, Elvana Gjata, e cila në këtë rrjet social, numëron mbi 1 milion e gjysmë ndjekës, e që kohë pas kohë publikon albume duke i mbajtur aktiv ndjekësit.

Në këtë listë nuk janë të përfshira artistet shqiptare të cilat nuk këndojnë në gjuhën shqipe si, Dua Lipa e cila numëron mbi 67 milionë ndjekës, Rita Ora mbi 16 milionë ndjekës, Bebe Rexha mbi 10 milionë ndjekës e Loredana Zefi mbi 3 milionë ndjekës.