Një tjetër jetë e humbur nga Covid-19 në Shqipëri.

Një 68- vjeçare nga Tirana është viķtima e 24-t dhe më e fundit nga COVID-19 e regjistruar në Shqipëri. Ajo trajtohej prej 10 ditësh në spitalin infektiv dhe po trajtohej e intubuar. Në fakt ajo kishte një sëmundje shoqëruese insuficence renale dhe kishte kryer edhe pesë seanca dialize gjatë këtyre ditëve në spitalin infektiv

Kjo 68- vjeçare është viķtima e 24-t në Shqipëri teksa një tjetër person me COVID-19 por pa simptoma u shënua në Shkodër por ai pësoi hemoragji cerebrale dhe shkaku nuk ishte virusi.

NJOFTIMI NGA MSH: Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv një paciente 68-vjeçare nga Tirana, me inicialet L.K., e cila trajtohej prej 10 ditësh në shërbimin Infektiv në gjendje të rëndë, e intubuar. 68-vjeçarja e prekur nga COVID19 vụante nga insufencenca renale dhe kishte kryer pesë seanca dialize brenda spitalit infektiv gjatë këtyre ditëve. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, 68-vjeçarja nuk ja doli të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 24 qytetarë.