Një tjetër humbje e madhe për Elbasanin, koronavirusi i merr jetën kritikut të njohur të artit (Foto)

Mësuesi i shkollës së Onufrit, Astrit Lopari ka humbur betejën me koronavirusin, nga i cili vuante prej kohësh. Lopari për një periudhë të gjatë drejtoi me sukses Shkollën Artistike “Onufri” në Elbasan, nga e cila kanë dalë dhjetëra talente të mirënjohur të artit, violinistë, pianistë, këngëtarë, dirigjentë, trombistë, klarinetistë, kompozitorë, tenorë, dhe piktorë të mirënjohur në rang kombëtar e ndërkombëtar.

Kritiku i artit, Astrit Lopari humbi betejën me COVID-19 këtë fillim jave. 72-vjeçari nga Elbasani prej dy javësh ishte shtruar në një nga spitalet Covid dhe nuk arriti dot të fitojë betejën me virusin.

Ditën e sotme në Elbasan është shënuar pozitivë vetëm një rast i ri me COVID-19, nga 185 të evidentuara në të gjithë vendin.

Po ashtu në 24 orët e fundit betejën me COVID e kanë humbur edhe gjashtë qytetarë.