Një romancë reale por jo televizive, Atdheu ‘kapet mat’ me të dashurën bionde jashtë “Për’puthen”

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur konkurrentët e spektaklit të dashurisë “Për’puthen” janë perfolur për lidhje të reja dashurie jashtë programit. Këto aludime nuk janë vërtetuar shpesh, përveç lidhjes së shumëpërfolur të Teas dhe Beartit. Së fundmi në rrjet po qarkullon një fotografi e Atdheut me një vajzë dhe të dy duken mjaft të afërt.

Ishte faqja “Padorashka” në rrjetin social Instagram ajo që publikoi fotografinë në fjalë ku është vendosur dhe mbishkrimi ‘Të dua’ dhe menjëherë pamjet nisën të shpërndahen dhe komentohen gjerësisht.

Supozohet se Atdheu ka nisur një lidhje dashurie jashtë emisionin dhe qëndrimi brenda i tij është thjeshtë një farsë ndërkohë ai po e shijon një romancë të vërtetë në jetën reale e jo atë televizive. Nëse konkurrenti do të ketë një reagim ose jo lidhur me këtë çështje, kjo mbetet të shihet në vijim.