Një histori surreale/Vodhēn 800 euro shampanjë në supermarket, justifikimi para policëve i çuditi të gjithë.

Dy burra nga Padova dhe një grua veneciane u ndaluan nga Karabinierët e Castelfranco Veneto për dy vjedhje të kryera brenda pak ditësh. Të kapur duke vjèdhur shampanjë nga supermarketi, ata dolën me një justifikim të denjë për Marilyn Monroe, duke u përpjekur të justifikoheshin: “Donim të bënim një banjë freskuese”.

Megjithatë, karabinierët e Radiomobile të Castelfranco Veneto i kapën dhe ndaluan me akuzën e vjedhjes së rëndë në bashkëpunim.

Një histori surreale, e cila filloi pasditen e së mërkurës së 10 gushtit, kur një 33-vjeçare nga Venecia, bashkëjetuesi i saj 38-vjeçar dhe një bashkëpunëtor 50-vjeçar bënë vjedhjen e parë të shampanjës.

Jo të kënaqur, pasditen e së premtes së 12 gushtit, të tre subjektet janë kthyer në vendin e vjedhjes për një goditje të re, por këtë herë policët i kanë pritur. Të ndaluar në flagrancë, në çantën e shpinës së njërit prej të treve u gjetën 8 shishe shampanjë të shtrenjtë, një palë presëse teli në xhepin e pantallonave të tjetrit dhe një palë këpucë të reja sportive në çantën e gruas.

Në makinën e parkuar aty pranë, karabinierët gjetën disa pako me syze dielli, origjinën e të cilave të tre nuk mund ta shpjegonin. Falë pamjeve nga kamerat e vëzhgimit, të tre u kapën.