Nis i nxehti afrikan, ja si parashikohet moti këtë fundjavë

Ditët e freskëta aspak të zakonta për periudhën e vitit që ndodhemi duket se do t’i lënë vendin motit me temperatura të larta. Të nxehtin afrikan do ta ndiejmë që këtë fundjavë, pasi temperaturat do të arrijnë vlera maksimale.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të ndjeshme. Ato do të variojnë: në zonat malore, nga 13°C në 26°C, në zonat e ulëta nga 20ºC në 33°C dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 34°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.