Ngjarje e rëndë në Gramsh/I moshuari hidhet nga kati i katërt i spitalit, përfundon tek Trauma

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në mëngjes në Gramsh. Burimet thanë për Panorama se një person, i identifikuar si Hekuran Llapushi, 67 vjeç, është hedhur nga kati i katërt i Spitalit të Gramshit.

Mësohet se personi ka qenë i shtruar në repartin e Patologjisë që prej katër ditësh. Burimet thanë se ai ka rënë në katin e dytë ku ka pësuar fraktura të shumta dhe hemoragji.

Ai është nisur drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.