Ngarje e rëndë. 42 vjeçarja vetëhidhet nga kati i tetë.

Një grua 42-vjeçare është hedhur nga kati i tetë në qytetin e Fierit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:35, te pallatet e banesave sociale të qytetit, saktësisht në lagjen “16 Prilli”. E ndjera ka ndërruar jetë në vend, teksa ende nuk dihen shkaqet që e shtynë gruan drejt aktit ekstrem.

Sipas familjarëve, kjo shtetase është vetëhedhur nga tarraca, pasi ka pasur shenja depresioni. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.