Nga sot nis i nxehti në Shqipëri, çfarë parashikojnë sinoptikanët për ditët e ardhshme

Nga dita e sotme vendi ynë do të përfshihet nga një valë e të nxehtit afrikan dhe temperatura të larta që do të arrijnë deri në 38 gradë.

Sipas Meteoalb mëngjeset e freskëta me temperatura deri në 9 gradë do t’ja lënë vendin ditëve të nxehta ku temperaturat më të larta do të shënohet gjatë mesditës me maksimumin prej 38 gradësh të dielën, në disa zona.

Sa i përket rajonit, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të shënojnë temepratura më të freskëta, krahasuar me Shqipërinë duke arritur deri në 26-27 gradë në mesjavë.

Temperaturat do të rriten pas së mërkurës duke arritur në vlera 26 gradë për Kosovën dhe 30 gradë në Maqedoninë e veriut.

Pjesa e dytë e ditës do të rrezikohet nga rebeshe afatshkurtra shiu, ku nuk do të mungojnë as stuhitë e breshërit dhe erërat e forta.