Nga recepsioniste në biznesmene, mesazhi i ditës vjen nga Aulona Musta. Tregon “sekretin” e suksesit.

Aulona Musta është një nga personazhet më të njohur në gazetarinë shqiptare. Ajo është një vajzë që ka arritur shumë në jetë me punë dhe vetëm me punë. Aulona e pa veten nga një “gazetare thumbuese” te një person që tani ka bizneset e saj dhe nxjerr të ardhura të mira.

Ajo ka treguar se sa e vështirë ka qenë për të në fillime, pasi e ka filluar punën si 20-vjeçare në recepsionin e një hoteli në Tiranë dhe tashmë është gazetare, influencuese dhe biznesmene. Postimi i plotë në Instagramin e saj:

E diela qe dua: xhinse, pulover dhe atlete, sidomos kur nuk eshte e diela qe kam enderruar, duke qene se thuajse gjithe dita eshte: pune, pune dhe prape pune! Poooor heeey, le te mos ankohemi! Perkundrazi, le te jemi mirenjohes qe kemi mundesi, fuqi, shendet dhe deshire per pune!

Ne keto kohe te veshtira, kur shume njerez kane mbetur pa pune, ose e kane te veshtire te gjejne pune, te kesh nje te te tille eshte fat i madh. Prandaj nuk duhet te ankohemi. Ne fakt une e dashuroj punen. Kam nisur te punoj, qe 20 vjece, nderkohe qe isha ne vit te dyte faktet. Nisa si recepsioniste tek nje hotel i njohur ne Tirane, pavarsisht se familja ime nuk donte, sepse me thoshte qe duhet te fokusohesha vetem tek shkolla dhe se te gjitha te ardhurat mi siguronin ata.

Por une e kam menduar ndryshe gjithmone! Mendoj qe eksperiencat ne pune sa me heret te nisin aq me shume te ndihmojne dhe te mesojne. Pervec kesaj, puna eshte rruga drejt pavaresise, e cila do te te jape gjithe jeten dhuraten me te cmuar: lirine! Lirine per te marre vendimet qe ti do, pa qene i varur nga te tjeret!

Qe nga ajo dite, kur isha 20 vjece, e deri sot qe jam 36, nuk e kam kaluar nje dite pa pune. Pjesen me te madhe te kohes kam qene duke bere 2-3 pune. Ka pasur momente kur jam paguar vertete shume, per tregun dhe moshen qe kisha. Ka pasur periudha te tjera, ku edhe pse me me shume eksperience, e me shume veshtiresi pune, jam paguar ne menyre qesharake, ose edhe nuk kam marre rroge fare.

Jo gjithmone do jete fushe me lule, edhe pse shpesh nuk do besh punen qe ti do, edhe pse akoma me shpesh nuk do marresh ate qe mendon se meriton, sidomos ne fillimet e tua, mos u dorezo! Mos hiq dore nga puna! Mos kerko rehatine! Mos prit qe leket te te bien nga qielli, apo qe te nisesh direkt si shef, e drejtor.

Mos prit nga partia, apo miku. Nese je i zoti, e zonja do t’ja dalesh gjithmone! Jo gjithmone do jete e lehte, do kesh pengesa e veshtiresi, gjithmone, sidomos ne fillimet e tua! Por mos e harro: puna, ajo me pasion, me deshire e vullnet nuk te le kurre ne balte! Shume dashuri per ju, e sidomos per te rinjte qe me ndjekin, e qe uroj qe ky mesazh t’i vleje sadopak.