Nëna në alarm/ Prej 4 ditësh i zhdukur, i mituri humb kontaktet me familjarët

Një 14-vjeçar me iniciale E.L në Vlorë ka humbur kontaktet me familjen e tij prej 4 ditësh.

Policia bën me dije se i mituri është larguar nga banesa e tij në datën 16 gusht dhe që prej këtij momenti nuk ka komunikuar me familjen e tij.

Denoncimi në Polici është bërë nga nëna e tij.

Policia ka nisur kërkimet por deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e 14-vjeçarit.