Në mbështetje për Ukrainën, muret e kalasë së Elbasan vishen me flamurin ukrainas

Në sheshin qendror të Elbasanit u mbajt një protestë kundër Rusisë dhe në shenjë solidariteti për Ukrainë u ndezën qirinj për viktimat. Gjithashtu muret e kalasë u veshën nga flamuri i Ukrainës.

Qytetarët e Elbasanit ndezën qiri dhe përcollën mesazhe kundër luftës dhe mbështetjen e tyre për popullin e Ukrainës.