Roberto Bordin është larguar nga Elbasani. Italiani është përshendetur me stafin dhe lojtarët duke i dhënë lamtumirën.
Elbasanit nuk kanë humbur kohë dhe direkt janë hedhur në stërvitje për takimin e radhës në Superiore. Elbasani ndeshet me Vllazninë këtë të diel.
Tek klubi verdheblu nuk ka kohë ‘për të qarë’, pasi në horizont janë përballje të vështira. Vllaznia vjen e karikuar për të marrë 3 pikët dhe për të treguar ’dhëmbët’ pas asaj loje aspak bindëse ndaj Dinamos.
Pas largimit të trajnerit italian pritet edhe që 2 ndihmësat e tij, po ashtu nga i njëjti shtet të ndjekin rrugën e kolegut. Emergjenca në stafin e AF Elbasanit është e madhe, ndonëse në ekip nuk ka lëvizje dhe stafi është po ai zyrtarisht.
Në kampin e skuadrës së Superiores po mendohet veç për shkodranët dhe për asgjë më shumë.