Ndodh edhe kështu, shqiptari shkon në Maqedoni për të operuar këmbën e majtë, doktorët i operojnë të djathtën

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një shqiptari të Kosovës, i cili ka shkuar në Maqedoninë e Veriut, për të operuar gjurin.

Po duket se gjërat nuk kanë shkuar si duhen. Pacienti Remzi Toçilla kishte kryer të gjitha ekzaminimet për të operuar gjurin e majtë, por kur ka dalë nga salla pas anestezisë ka kuptuar se doktorët i kishin operuar gjurin e djathtë.

Ai i ka thënë mjekut se pse e ka të fashuar këmbën tjetër kur e ka kuptuar se i operuan të gabuarin, operacion për të cilin ka paguar 1700 euro.

Pas kësaj doktorët kanë qenë të gatshëm t’i operojnë edhe këmbën tjetër, por që Topçilla nuk ka pranuar.

“Mjeku për t’u arsyetuar thoshte se ‘e pash se këmba e djathtë është lënduar nga këmba e majtë se ka tentuar që ta kalojë peshën në këmbën tjetër, kështu që ka pësuar edhe këmba e djathtë, ashtu që vendosëm aty për aty ta bëjmë operacion njëherë këmbën e djathtë, e pas dy-tri javësh do ta bënim edhe të majtën.

Unë me argumente i tregova se nuk qëndron ajo që ai flet. Menjëherë pas operacionit i thash mjekut se pa kurrfarë analizash të mëparshme e as ndonjë fotografi rentgeni e rezonancë magnetike e more guximin ta bësh një gjë të tillë pa autorizimin tim. Në dokumentet që i kam nënshkruar para se të hyja në operacion, aty figuron çdo për këmbën e majtë”, ka rrëfyer Topçilla.