Ndërron jetë nga Covid-19 zyrtari i Partisë Socialiste. Emri

Bëhet fjalë për Ndue Ndocin, kreun e PS-së në njësinë numër 11 në Laprakë. Lajmi është konfirmuar nga miqtë dhe kolegët e tij, të cilët kanë shprehur ngushëllimet dhe keqardhjen për ndarjen e parakohshme të Ndocit nga jeta. “Nuk qe e thene qe te vazhdonim te pinim kafe si tre miq te vjeter Ndue Ndoci! Zoti te donte prane tij pa degjuar lutjet tona qe te dilje fitimtar ndaj Covid-19! Dyert e parajses qofshin te hapura per ty miku im!”, shkruan përmes një postimi në rrjetet sociale fotografi i Kuvendit Agim Rama.

Për të ka reaguar edhe deputeti socialist Ulsi Manja. “E deshe jetën dhe luftove deri në fund si burrat! Si duket Zoti i do njerëzit e mirë pranë vetes. Lamtumirë miku im Ndue Ndoci”, shkruan Manja.

Situata në vend vijon të jetë shqetësuese për shkak të vdekjeve dhe rasteve të larta nga Covid-19./noa.al/