Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare Aneta Rama, nëna e kryeministrit Rama, mesazhi prekës I tij

Kryeministri Rama jep lajmin e trishtë se nëna e tij, Aneta Rama, nuk jeton më. Rama i jep lamtumirën nënës, ndërsa ndër rreshta shkruan “Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë.” Aneta Rama është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm, në moshën 82 vjeçare.

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”, shkruan Rama.

Newsbomb.al mëson se Aneta Rama ka ndërruar jetë në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e saj. Ajo ishte e sëmurë, ndërsa prej ditësh ndodhej e shtruar në spital. Një javë më Aneta Rama kishte lënë spitalin dhe qëndronte në shtëpinë e saj. Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 17.00 në varrezat e Sharrës dhe për shkak të pandemisë do të ketë numër të kufizuar njerëzish.

Aktualisht kryeministri Rama dhe i vëllai Olsi ndodhen në shtëpinë e nënës së tyre.