Moti do të ndryshojë papritur, nga temperaturat e larta do të kemi….

Gjatë ditës së sotme moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe në mesditë me zhvillime vranësirash të cilat do të marrin karakter të dendur përgjatë maleve.

Në mesditë e pasdite në këto zona reshje shiu në formën e shtrëngatave të shiut dhe breshërit me rrufe.

Era do të fryjë e lehtë e mesatare nga kuadrati i jugut.

Valëzimi i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 16 deri 32°C, në zona e ulëta 17 deri 35°C, në zona bregdetare 18 deri 34°C