Moderatorja Luana Vjollca nuk ndalet, bëhet pjesë e markës luksoze të modës

Luana Vjollca është një nga personazhet më të komentuar në showbizzin shqiptar. Ajo merr shpesh vëmendjen për shkak të paraqitjes joshëse por edhe për jetën private dhe atë profesionale. Teksa vitet e fundit po punon edhe me projekte muzikore përveç emisionit që drejton, duket se Luana nuk di të ndalet dhe nuk po pushon për asnjë moment.

E angazhuar gjithashtu edhe në sete fotografike, Vjollca ka treguar me pamjet e fundit në llogarinë e saj në rrjete sociale, se tanimë është bërë pjesë e një nga markave më të famshme në të gjithë botën.