Mjeku i njohur shqiptar jep lajmin që të gjithë po prisnim në këto ditë të nxehta pranvere

Shume aktiv me këshilla dhe mendime lidhur me koronavirusin, epidemiologu këtë herë, duke iu referuar studimeve të fundit të Institutit Francez për Shkencat Oqeanike, shkruan se nuk është gjetur gjurmë të koronavirusit as në ujin e detit dhe as në molusqe. “Forca miq!”, shkruan Alimehmeti,-Lahuni në det, argëtohuni vetë dhe lironi fëmijët!”.

Postimi i mjekut Alimehmeti: IFREMER – Instituti Kombetar i Frances per Shkencat Oqeanike – nuk gjen gjurme te koronavirusit as ne ujin e detit dhe as ne molusqe. Qe ta kemi te qarte, DETI NUK E PERHAP KORONAVIRUSIN! Pse molusqet jane te rendesishme ne studim? Sepse ushqehen permes filtrimit te ujit te detit.

Ne ujerat detare derdhen ujerat e zeza qe permbajne virusin. Nese ky virus do te mbijetonte ne det, atehere prova behet pikerisht te molusqet qe sherbejne si akumulues biologjike! Forca miq! Lahuni ne det, argetohuni vete dhe lironi femijet!./abcnews