Mjeku 35-vjeçar humb jetën nga koronavirusi, i kishte marrë të dyja dozat e vaksinës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Romë ku një mjek 35-vjeçar ka humbur jetën nga koronavirusi. Sipas mediave italiane edhe pse mjeku i ri Pierluigi Piegari i kishte marrë të dyja dozat e vaksinës sërish ai nuk ka mundur t’i bëjë dot ballë virusit.

Mjeku ishte i intubuuar prej disa ditësh. Ndërkohë që bëhet e ditur se mjeku nuk kishte asnjë problem tjetër shëndetësor, madje nuk ishte as duhanpirës.