Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër pacienti në Shqipëri. Sipas abcnews.al se një 64-vjeçare ndërroi jetë në repartin Infektiv të spitalit të Elbasanit. Gruaja nga Bradasheshi ishte me koronavirus dhe mjekohej prej katër ditësh në kushte shtëpie.
Asaj i kishte dalë tamponi dhe skaneri pozitiv, ndërsa dyshohet se u infektua nga bashkëshorti, i cili gjendet i karantinuar në shtëpi. Por, rëndimi i situatës ka detyruar familjarët që ta nisin për në spital, ku edhe ka ndërruar jetë.
64-vjeçarja është pacientja e 317 që humb jetën nga koronavirusi që prej shfaqjes së pandemisë në Shqipëri.