Friday , December 9 2022

Ministria e Arsimit jep lajmin e mirë për nxënësit dhe shkollat

Ministria e Arsimit ka miratuar strukturën e re të vitit shkollor 2022-2023, ku janë parashikuar një javë më shumë pushime sesa viti aktual që është drejt mbylljes.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në një publikim në rrjete sociale bëri të ditur se për arsimin 9-vjeçar vjen një ndryshim në numrin e ditëve të pushimit pas periudhës së dytë mësimore.

“Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023. Në këto ditë nxënësit do të pushojnë por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për periudhën e fundit, ndërsa mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim”, shkruan Kushi.

Advertisement